Lutja, përvojë e përjetësisë

$12.00

Cili është kuptimi i jetës? Të bëhesh “person”, përgjigjet arkimandrit Sofroni (1896-1993) te Lutja, përvojë e përjetësisë. Që të bëhesh “person”, do të thotë të bashkohesh dhe t’i ngjasosh Krishtit, të bëhesh mbajtës edhe i plotësisë hyjnore, edhe i mbarë njerëzimit, me vuajtjet dhe gëzimet e tij. Por si të hysh pra, në dashurinë e Perëndisë, në Dritën e Tij që na u zbulua në malin Thavor? Përmes përulësisë, shndërrimit të pandërprerë të të gjithë qenies, trupit, shpirtit dhe mendjes. Si “arti i arteve”, lutja është çelësi i kësaj metamorfoze të brendshme. Si dhunti e jetës së bollshme të Shpirtit të Shenjtë, ajo e restauron ikonën e Perëndisë te ne. Lutja ballë për ballë Qenies së përjetshme, është burimi i atësisë shpirtërore dhe i teologjisë së vërtetë, është njohje që të kungon me Perëndinë. Por, “si krijim që gufon gjithmonë”, lutja është edhe udhë e kryqit, betejë pa fund në zemër mes Dritës hyjnore dhe errësirave të njeriut të vjetër, fuqia çliruese e Krishtit nga pushteti skllavërues i pasioneve. Për këtë “udhë të ngushtë” në kufijtë e të dukshmes dhe të padukshmes, mes rënieve dhe ngritjeve, dëshpërimit dhe gëzimit paskal, na flet atë Sofroni. Jo nga jashtë, duke u nisur nga dija livreske, por nga brenda, nga përvoja e tij vetjake si murg, eremit, prift, rrëfyes, atë shpirtëror i shumë manastireve në Malin Athos që prej vitit 1925, dhe më pas në Evropë (1947…). Kjo përvojë, duke qenë pjesë e traditës së Etërve asketë të Kishës dhe të mësuesit të tij, starec Siluanit (1866-1938), u jep shkrimeve të tij fjalë “jete dhe fryme”.

Out of stock

Secure Payments

Shipping Worldwide

Free Icon Cards with every Order

Packaged with Care

PËRMBAJTJA

Parathënie: Arkimandrit Sofroni (1896-1993), murg për botën, nga Maksim Egger

Lutja, një krijim gjithnjë i ri

Lutja, udha drejt njohjes

Lutja, fitore mbi tragjedinë

Kur lutja thuhet me dhimbje, njeriu lind në përjetësi

Atësia shpirtërore. Shënime të një ati shpirtëror athonit

Teologjia si lutje dhe si gjendje e shpirtit tonë

Drita e Thavorit

Homeli për Metamorfozën

Weight0.324 kg
Dimensions20.5 × 14.1 × 1.5 cm
Author

Saint Sophrony Sakharov

Translator

Eleni Pani

Language

Albanian

Book cover

Paperback

Pages

253

Publisher

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Edition

1st edition

Publication Year

2012

What Readers Say

0.0
0 reviews
0% average rating
5
0
4
0
3
0
2
0
1
0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Lutja, përvojë e përjetësisë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Out of stock

I found 461 items that matched your query "".